Venom
Një kompozim i ndërtuar mbi ritmin, simetrinë dhe punimin e detajuar në dru. Format rrethore dhe detajet e gdhendura i japin derës identitet.

Hajvali, Kosovë · Që nga viti 1989
Në punëtorinë tonë në Hajvali punojmë dyer, kuzhina, shkallë dhe enterierë të plotë. Me porosi, nga një punim i vetëm deri te prodhimi në seri.
Te Mramort u themelua në vitin 1989. Në vitin 1990 blemë në Mramor sharrën e parë dhe filluam përpunimin e lëndës së parë të drurit; nga viti 1992 puna u zgjerua drejt prodhimit të mobilieve. Sot punojmë nga shtëpitë private deri te hapësirat komerciale.
Përvoja dhe përkushtimi na mundësuan të zhvillohemi hap pas hapi, duke e ndërtuar identitetin tonë mbi cilësinë, mjeshtërinë dhe kujdesin.


Në Mramor e presim, e thajmë dhe e përgatisim drurin vetë, nga trungu deri te materiali i gatshëm. Ndër vite punëtoria është zgjeruar dhe pajisur me teknologji të reja, dhe vazhdon si njësi më vete pranë fabrikës sonë në Hajvali.
Prodhojmë sipas planeve të kontraktorëve, studiove të arkitekturës, studiove të kuzhinave, zdrukthëtarive dhe tregtarëve të pajisjeve sanitare, nga një korpus i vetëm deri te seritë që përsëriten.
Në PDF, CSV ose XLSX, me sasinë, materialin dhe vendin e dërgesës.
Sqarojmë pikat e hapura dhe ju ofrojmë çmimin dhe afatin.
Prerja, përpunimi CNC dhe kantimi bëhen në fabrikën tonë.
Pllaka Egger dhe Kronospan, kantim me ngjitës PUR dhe mekanizma origjinalë Blum e Häfele, sipas specifikimit të projektit.
Punime të realizuara nga katalogu ynë 2026, të fotografuara pas montimit.

Venom: dy dyer dykrahëshe të gdhendura në fasadë guri
Dera e jashtme nuk ndan vetëm brendinë nga jashtja. Ajo përcakton si prezantohet një hapësirë që në momentin e parë.
Një kompozim i ndërtuar mbi ritmin, simetrinë dhe punimin e detajuar në dru. Format rrethore dhe detajet e gdhendura i japin derës identitet.
Dyer të realizuara me materiale cilësore dhe mjeshtëri, nga dera me xhama anësorë deri te dera dykrahëshe me hark.
Të krijuara për të qenë pjesë e hapësirës, jo thjesht një element i saj. Dyert e brendshme i japin vazhdimësi gjuhës së dizajnit.
Dyer pa kasë të dukshme, të futura në mure të lakuara, me hark druri dhe shirit bronzi.
Një eksperiencë që fillon me realizimin e duhur të ambientit. Dyer dykrahëshe prej druri të bungut: një prekje druri, një ndjenjë ngrohtësie.
Derë dykrahëshe me kornizë alumini, 3 metra e lartë, me dizajn modern.
Interpretim i dizajnit minimalist: çdo element reduktohet në thelb dhe forma flet përmes thjeshtësisë.
Estetikë e qetë dhe prani e përmbajtur. Nuanca neutrale harmonizohet lehtë me pjesën tjetër të ambientit.
Dyer pa kasë të dukshme, pranë dollapëve prej druri të errët, travertinës dhe mermerit.

Shkallë me shkallarë druri, parmak xhami dhe ndriçim të fshehur
Shkallët klasike janë të njohura në formë, por gjithmonë të veçanta në mënyrën si marrin jetë brenda një hapësire.
Druri i jep shtëpisë një atmosferë natyrale dhe bukuri autentike. E krijuar për t’u përshtatur me hapësirën.
Interpretim i thjeshtë dhe i rafinuar, me një prani të ngrohtë dhe të natyrshme në interier.
Në arkitekturën moderne, shkalla bëhet pjesë e vetë kompozimit: një vijë, një ritëm, një formë që ndryshon si përjetohet hapësira.
Linja të matura dhe pa ballore, për një pamje të hapur dhe të lehtë.

Warm Contrast: kuzhinë e bardhë me tavolinë druri me buzë natyrale
Kur gjithçka gjen vendin e vet, hapësira bëhet më harmonike. Kuzhinat lineare sjellin një organizim të pastër dhe praktik.
Krijuar me dashuri, përpikëri dhe pasion: kuzhina jonë është gati për momente të paharrueshme.
Fasada druri me vitrina xhami dhe tavolinë ngrënieje me buzë natyrale.
Kolona druri, dollapë të sipërm të bardhë dhe një mur i zi pune.
Ishulli krijon hapësirë për të punuar, për t’u mbledhur dhe për momentet e zakonshme të ditës.
Format e balancuara, ishulli qendror dhe detajet e drurit krijojnë një atmosferë të afërt.
Linja të pastra dhe ngjyra të thella: një hapësirë që pasqyron shijen dhe rehatinë.
Fasada pa doreza, ishull dhe sirtarë me mbyllje të butë.

Tavolinë ngrënieje prej druri me këmbë të pjerrëta
Çdo model ndërtohet për të nxjerrë në pah karakterin natyral të drurit, në një gjuhë të pastër dhe bashkëkohore.
E punuar nga druri masiv; qoshet e rrumbullakosura zbusin linjat dhe krijojnë një siluetë më të lehtë.
Pllakë druri me buzë natyrale dhe nyje të dukshme, mbi këmbë metalike në formë X.
Pjesë të punuara tërësisht nga druri, për përdorim të përditshëm por me prani që shkon përtej funksionit.
Prej druri masiv të arrës; balancon masivitetin e materialit me një formë organike.

Garden no.2: shank prej druri në hollin e hotelit
Druri nuk është vetëm material. Është gjurmë, teksturë dhe kohë; çdo detaj tregon dorën që e ka punuar.
Shank me të njëjtën linjë estetike, në hollin kryesor të hotelit.
Shank i dizajnuar për t’i qëndruar kohës. Druri i arrës i shton ngrohtësi hapësirës.
Vaskë e skalitur nga druri natyral, për ta kthyer një moment të përditshëm në ritual.
Projekte ku puna jonë shtrihet përtej një elementi të vetëm: dyer, kuzhina, shkallë dhe elemente të tjera me porosi.
Përsosmëria e detajeve në çdo gravurë; çdo veshje muri dhe derë ka ekskluzivitetin e vet.
Vizioni i klientit u shndërrua në realitet: nga dera e hyrjes, 4,8 metra e lartë, deri te kuzhina, shkallët, dyert dhe veshjet e murit.
Klienti na besoi thuajse gjithë mobilimin e shtëpisë: dyert, kuzhinën, tavolinën e ngrënies dhe tavolinat multifunksionale.
Projekt hoteleri: dyer të thjeshta dhe të ndërlikuara, edhe jashtë dimensioneve standarde, të përshtatura për hapësirat e hotelit.
Projekt hoteleri: shanku, recepsioni dhe mbajtëset e shkallëve, në një vazhdimësi formash.
Në Tezga, çdo pjesë lidhet me një barkod dhe me të dhënat e saj të përpunimit. Nga vizatimi CAD, operatori e identifikon pjesën për prerje në Panhans, shpime CNC në Biesse ose Masterwood dhe kantim PUR në SCM.
Tezga është softueri ynë për rrugën nga dizajni te të dhënat e prodhimit.
tezgasoftware.com ↗
Na dërgoni planet ose listën e pjesëve. Ju kthejmë përgjigje me çmim dhe afat.
Harta interaktive ngarkohet nga Google. Gjatë kësaj të dhëna si adresa juaj IP dërgohen te Google.